“Firmino është Messi i Liverpoolit”

  • 18 October 2019 - 19:13
“Firmino është Messi i Liverpoolit”

Roberto Firmino është i rëndësishëm për Liverpoolin aq sa pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi për Barcelonën, kështu thotë Jason McAteer.

Jason McAteer, që ka luajtur për Liverpoolin nga viti 1995 deri më 1999 dhe ka bërë mbi 100 paraqitje – ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin brazilian, Roberto Firmino, të cilin guxon ta krahasojë me njeriun që ka thyer çdo rekord të mundshëm, Lionel Messin.

Firmino u transferua në Anfield nga Gjermania nga Hoffenheim në vitin 2015 dhe që nga atëherë, ka bërë mbi 200 paraqitje në të gjitha garat – ka fituar trofeun e UEFA Champions League. 

“Me Rogersin, Firmino nuk mund të ambientohej sepse luante me të në krah. Më pas Klopp në sistemin 4-3-3 e inkuadroi atë si 9-sh dhe ka shpërthyer atje përpara”, tha legjenda e “Redsave”.

“Ata kishin për një magjistar në sulm që i bën bashkë të gjithë, ngjashëm si Lionel Messi që ka luajtur te Barcelona. Firmino është Messi i Liverpoolit. Kur ai nuk është në ekip, mund ta shihni se sa shumë vërehet mungesa e tij”.

(Kosova Sot Online)