Sensi dëmtohet sërish, i mungon Interit në dy ndeshjet e radhës

  • 18 October 2019 - 22:42
Sensi dëmtohet sërish, i mungon Interit në dy ndeshjet e radhës

Antonio Conte ka filluar t’i ndjejë problemet e para te Interi pas lëndimeve të njëpasnjëshme të lojtarëve.

Pas dëmtimit Alexis Sanchez që do të mungojë për rreth tre muaj, erdhi edhe dëmtimi i Danilo D’Ambrosios që do të qëndrojë jashtë të paktën 15 ditë.

Duke mos munguar këto lëndime, në stërvitjen e fundit i rikthyeri Stefano Sensi ka pësuar sërish dëmtim. 

Sensi që ishte dëmtuar ndaj Juves, ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor i cili do ta mbajë jashtë fushave edhe për ca kohë.

Lojtari do t’i mungojë Interit ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Sassuolos në Serie A.

Lëndimet janë një rast për Matia Vecinon dhe Roberto Gagliardinin që kanë luajtur më pak këtë fillim sezoni.

(Kosova Sot Online)