Messi flet për Riquelmen, Cristiano Ronaldon dhe arsyen e mosardhjes së Neymarit te Barcelona

  • 18 tetor 2019 - 23:27
Messi flet për Riquelmen, Cristiano Ronaldon dhe arsyen e mosardhjes së Neymarit te Barcelona

Lionel Messi ka folur për shumë gjëra, fillimisht për kontratën e tij, pastaj për Juan Roman Riquelmen, Neymarin e Cristiano Ronaldon.

Messi e pranon se ai mund të marrë pjesë në lamtumirën e Riquelmas nga futbolli, duke e konsideruar si shokë shumë të mirë.

“Unë flas shumë me Riquelmen. Ai më ftoi për ndeshjen lamtumirës të tij, dhe nëse datat përputhen, unë mund të shkoj, do të isha i kënaqur”.

“Roman meriton një lamtumirë të madhe, për gjithçka që i dha futbollit dhe Boca [Juniors]. Ai meriton diçka të veçantë dhe shumë të madhe”, ka thënë ai. 

Sa i përket marrëdhënies së tij me Neymarin, Messi theksoi se ka marrëdhënie të mirë me sulmuesin brazilian.

“Me Neymar, ne vazhdojmë të flasim shumë. Ne vazhdojmë të kemi një grup WhatsApp-i ku gjithashtu është Luis Suarezi”.

“Ishte e vështirë për të që të kthehej, por ja ku jemi. Shumë anëtarë dhe njerëz në klub nuk donin që ai të kthehej, megjithëse në një kuptim sportiv do të ishte mirë”.

Emri i Cristiano Ronaldos përfol shumë në intervistë dhe Messi deklaroi se i pëlqente koha e portugezit në La Liga.

“Ishte mirë kur Cristiano Ronaldo ishte këtu. Ai e bëri Clasicon shumë më të veçantë dhe La Ligën. Ai i dha vlerë konkurrencës”, ka thënë Messi.

(Kosova Sot Online)