Republika Çeke e ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Kosovës

  • 19 October 2019 - 17:40
Republika Çeke e ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Kosovës

Republika Çeke e ka marrë një lajm të keq para ndeshjen kundër Kosovës, që do të zhvillohet në nëntor, pasi që mbrojtësi Marek Suchy ka pësuar lëndim dhe do të mungojë në këtë përballje të rëndësishme.

Përballja mes Çekisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor në “Doosan Arena”, do të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Çekia radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A, me një pikë më shumë të fituar sesa Kosova, përderisa Anglia është lidere e grupit. Me fitore në përballjen e 14 nëntor, Çekia do ta fitonte kualifikimin në EURO 2020, ndërsa Kosova do të duhej të tentonte edhe një herë përmes play-offs të Ligës së Kombeve.

Për këtë ndeshje të rëndësishme skuadrës së Çekisë do t’i mungojë Marek Suchy, i cili ka qenë titullar katër herë për Çekinë në ndeshjen kualifikuse për Kampionatin Evropian, edhe në atë kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.


(Kosova Sot Online)