Conte bëhet gati për luftë dhe i mbyll derën Ibrës

  • 19 October 2019 - 17:50
Conte bëhet gati për luftë dhe i mbyll derën Ibrës

Inter do të kthehet në fushë mesditën e së dielës. Zikaltrit do të kërkojnë të kthehen të fitorja pas humbjes së pësuar kundër Juventus-it, e para për ekipin e Conte-s në këtë kampionat.

"Skuadra ka punuar shumë mirë gjatë ndërprerjes së kampionatit, shikoj shumë dëshirë dhe vendosmëri nga ana e të gjithëve", ka thënë trajneri i Interi-t në konferencë për shtyp.

"Ndeshjet edhe mund të humben, por kurrë nuk duhet të mungojë dëshira. Dëmtimet? Të gjithë duhet të konsiderohen titullarë, kam besim total te kjo organikë, do të përballemi me këtë situatë me kokën lart, gati për luftë. Dëmtimet ndodhin". 

"Ibrahimovic mund të na ndihmonte? Do t ë ishte një mungesë respekti kundrejt lojtarëve të mi po të flisja për lojtarë të tjerë. Nuk më duket e drejtë të flitet për Ibrën, pavarësisht respektin e madh që kam për të".

"Është i jashtëzakonshëm, do të mbetet në historinë e futbollit, por kam besim te lojtarët e mi. Ndonjëherë, probleme të tilla mund të jenë një shtysë më shumë dhe mund ta bëjnë grupin më të fortë.  Duhet ta shfrytëzojmë këtë".

(Kosova Sot Online)