Lallana e shpëton Liverpoolin nga humbja, 6+ diferenca me Man City

  • 20 October 2019 - 19:34
Lallana e shpëton Liverpoolin nga humbja, 6+ diferenca me Man City

Liverpooli ka marrë vetëm një pikë në xhiron e nëntë në Premierligë. Dhe kështu, tani diferenca me Manchester City është ngushtuar në gjashtë pikë.

Të besuarit e Jurgen Klopp, arritën t’i shpëtojnë humbjes së parë këtë edicion në Premierligë, duke barazuar 1-1 me Manchester Unitedin e Solskjaer në ‘Old Trafford’.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Marcus Rashford, shënoi në minutën e 36-të, pas një super asistimi nga James.

Goli u desh të konfirmohej edhe nga VAR, pasi fillimisht mysafirët priten ta anulojnë atë, pas një ndërhyrje në mesfushë në Divock Origi, ku iu vjedh topi dhe nga aty nisi aksioni i golit, por gjithçka sipas gjyqtarëve ishte në rregull.

Sido që të jetë, mysafirët reaguan në minutën e 43-të, shënoi Sadio Mane.

Por, pas konsultimeve me VAR, u vërtetua se Mane ka ndalur topin me dorë në zonë dhe kështu, goli u anulua, dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në pjesën e dytë, Liverpooli sërish nisi të kontrollojë ndeshjen dhe pas tri zëvendësimeve nga ana e Jurgen Klopp, njëra doli të jetë e qëlluar.

Adam Lallana, që u inkuadrua në lojë në vend të Jordan Henderson në minutën e 71-të, shënoi për të barazuar gjithçka në minutën e 85-të, duke shpëtuar Liverpoolin nga humbja, që do të ishte e para për sezonin 2019/20 në Premierligë.

Sido që të jetë, barazimi i Liverpoolit i konvenon Manchester City që nga tetë, tani ka ngushtuar diferencën në gjashtë me rivalin kryesor për titull.

Në anën tjetër, për Manchester United kjo është ndeshja e katër me radhë në Premierligë pa fitore – 2 humbje dhe 2 barazime.

(Kosova Sot Online)