Donnarumma priti penalltinë, por jo edhe tentimin e dytë

  • 20 October 2019 - 22:13
Donnarumma priti penalltinë, por jo edhe tentimin e dytë

Lecce e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Milanit në ndeshjen që po zhvillohet në “San Siro”

Ishte Khouma Babacar ai që shënoi golin e barazimit në minutën e 62-të pas një penalltie të fituar me ndihmën e VAR.

Babacar dështoi në tentimin e parë nga penalltia, priti Donarumma, por më pas përfitoi nga topi i kthyer dhe nuk gaboi herën e dytë.

Penalltia u shkaktua nga Conti, që preku topin me dorë.


(Kosova Sot Online)