Rrahmani iu drejtohet me një fotografi tifozëve, ka një mesazh

  • 21 October 2019 - 15:11
Rrahmani iu drejtohet me një fotografi tifozëve, ka një mesazh

Amir Rrahmani e ka publikuar një fotografi të tifozëve të Veronës në rrjetet sociale, për të cilët thotë se nuk e lënë asnjëherë vetëm ekipin e tyre të zemrës

Amir Rrahmani nuk i harron asnjëherë tifozët.

Qendërmbrojtësi kosovar i falënderon gjithmonë tifozët e Kosovës, “Dardanët” për mbështetjen që ua japin ata Verdhekaltërve kudo që luajnë këta të fundit.

Ndërkohë, futbollisti kosovar i ka përshëndetur këtë radhë tifozët e Veronës, klub në të cilin u transferua gjatë verës nga Dinamo Zagrebi.

“Nuk jemi vetëm”, ka shkruar Rrahmani në “Instastory”, duke e publikuar një fotografi të tifozëve të Hellas Veronës.

Rrahmani me shokë u mposhtën nga Napoli fundjavën që shkoi, por kjo skuadër nuk dorëzohet lehtë dhe synon të jetë në pjesën e epërme të tabelës në fund të sezonit.

Image

(Kosova Sot Online)