Ja çfarë ka zbuluar Bosz për Van Gaalin

  • 22 October 2019 - 10:17
 Ja çfarë ka zbuluar Bosz për Van Gaalin

Trajneri i Bayer Levekusenit, Peter Bosz, ka zbuluar se ai e kishte ndërmarrë një mision të rrezikshëm spiunazhi ndaj Louis Van Gaalit,  mirëpo kishte dështuar për shkak të vendit ku ishte fshehur.

Gjatë kohës sa po luante për Feyenoordin në fillim të viteve të 90-ta, Peter Boszit iu kërkua nga klubi i tij të shkojë fshehurazi në një seancë stërvitore të Ajaxit, që atëherë drejtohej nga Louis Van Gaal.

Mesfushori holandez e shikoi seancën stërvitore nga vetura e tij në parking, megjithatë ai nuk arriti të marrë asnjë informacion të vlefshëm për shkak se nuk arrinte ta dëgjonte bashkëkombësin teksa fliste.

“Ishte e rrezikshme sepse Ajaxi dhe Feyenoordi janë si macet me qentë. Fatkeqësisht, unë, nga brenda veturës, nuk arrija të dëgjoj asgjë nga gjërat që Van Gaali ia thoshte lojtarëve të tij”, ka thënë Bosz.

“Ky ishte një dështim i madh sepse komunikimi është gjëja kryesore e Van Gaalit. Nuk arrita të zbuloja pothuajse asgjë”.

Kur i përfundoi karriera si futbollit, Bosz i ndoqi hapat e Van Gaalit duke u bërë trajner. Ai e nisi karrierën me AGOVV Apeldoornin, para se të shkonte në Borussia Dortmund, pas një periudhë të shkurtër me Ajaxin.

Gjërat nuk shkuan siç duhej për të në Signal Iduna Park, stadiumin e Dortmundit, por tani, si trajneri i Leverkusenit, 55-vjeçari është duke u përgatitur për t’u përballë me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, sonte në Wanda Metropolitano. 

(Kosova Sot Online)