Tifozët turq e ëndërrojnë Muriqin në Kombëtaren e Turqisë

  • 22 October 2019 - 11:33
Tifozët turq e ëndërrojnë Muriqin në Kombëtaren e Turqisë

Vedat Muriqi është bërë njëri prej sulmuesve më të mirë në Turqi falë formës së shkëlqyeshme që po e kalon në skuadrën e tij të re, Fenerbahçe.

Pas tetë javëve të para të kampionatit turk, ylli i Kombëtares së Kosovës ka arritur t’i realizojë katër gola për gjigantin e Turqisë, duke u bërë futbollisti më i famshëm aktualisht në shtetin turk.

Së fundmi edhe tifozët e Kosovës, “Dardanët” kishin përgatitur koreografi kushtuar ekskluzivisht Muriqit në ndeshjen ndaj Malit të Zi, në të cilin takim prizrenasi vazhdoi me gol.

Edhe pse Muriqi është bërë futbollisti më shpresëdhënës i Kosovës, shumë shtetas turq e ëndërrojnë kosovarin duke i mbrojtur ngjyrat e shtetit të tyre.

Edhe pse kjo nuk ka kurrfarë shanse të ndodh, në rrjetet sociale fansa turq të Vedat Muriqit e kanë bërë një fotografi duke e veshur Muriqin me fanellën e Kombëtares së Turqisë. Natyrisht, bëhet fjalë për një fotomontazhe që po qarkullon në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)