Sterling: Mos më flisni për Messin dhe Ronaldon

  • 22 October 2019 - 15:43
Sterling: Mos më flisni për Messin dhe Ronaldon

Raheem Sterling tentoi t’i shmangë krahasimet me dy futbollistët që konsiderohen më të mirët në botë, duke thënë se ai do të duhej t’i shënonte nga 50 apo 60 gola çdo vit në 15 sezonet e ardhshme për t’iu afruar Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi anësor anglez kohën e fundit është bërë i njohur si njëri ndër talentet më të mëdha në botën e futbollit, pasi ka shkëlqyer me Manchester Cityn dhe me ekipin kombëtar të Anglisë.

Që kur ai ka qenë duke u stërvitur nga Pep Guardiola te Manchester City, saktësia e tij para portës kundërshtarë është përmirësuar dhe Sterlingu ka arritur t’i shënojë 48 gola gjatë dy sezoneve të fundit.

Deri më tani në këtë sezon, ai i ka shtuar edhe nëntë gola në rekordin e tij personal, duke u ndihmuar “Tre Luanëve” në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020, mirëpo ai nuk e konsideron veten në standardin e dy yjeve të Barcelonës dhe Juventusit.

“Messi është unik. Nëse unë arrij t’i shënoj nga 50 apo 60 gola në vit për 15 sezonet e ardhshme, atëherë ti mund të më krahasosh me ata dy – për momentin, mos më fol për Messin apo Ronaldon!”, ka thënë Sterling në një intervistë të dhënë për FourFourTwao.

“Unë nuk dua të dëgjoj krahasime të tilla. Unë nuk po them se nuk e vlerësoj veten, por ata dy djem kanë qenë në atë nivel që 15 vjet. Kjo është e pabesueshme: 40, 50, 60 gola për 15 vjet”.

Sterlingu do të shpresojë se do të jetë në formë për ta përmirësuar rekordin e vet për gola të martën, sonte, kundër Manchester City do të përballet me Atalantan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolës pastaj do ta presë Aston Villan në Premierligë të shtunën, në tentim për ta zvogëluar epërsinë e Liverpoolit prej gjashtë pikësh në kreun e tabelës. 

(Kosova Sot Online)