Ja cili ekip interesohet për Rashicën

  • 22 October 2019 - 16:28
Ja cili ekip interesohet për Rashicën

Milot Rashica është bërë objektiv i gjigantit italian, Milan, i cili po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit pas dështimit në fazën e sulmit

Paraqitjet mbresëlënëse të Milot Rashicës u kanë rënë në sy gjigantëve të futbollit evropian.

Së fundmi, interesim për futbollistin kosovar ka shfaqur Milani.

Sipas mediave italiane, “Rossoneri” po planifikojnë ta përforcojnë fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit dhe njëri prej objektivave të këtij klubi është edhe vetë përfaqësuesi kosovar.

Vushtrriasi po shkëlqen në fanellën e Werder Bremenit, por edhe me “Dardanët”, prandaj interesimi i klubeve të mëdha nuk është për t’u habitur.

Rashica është pjesë e Werderit nga janari i vitit 2018 pasi paraprakisht kishte shpërthyer në Vitesse të Holandës.

23 vjeçari është në gjendje të luajë në të dy krahët dhe ka aftësi edhe të shënojë gola.

Ai i ka realizuar 3 gola dhe e ka dhuruar një asistim në pesë ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Vlera e Rashicës aktualisht sillet kah 20 milionë euro.

Ai do të ishte një opsion ideal për trajnerin Stefano Pioli, qoftë në janar apo gjatë verës për sezonin e ardhshëm. 


(Kosova Sot Online)