Jurgen Klopp flet për Xherdan Shaqirin, tregon se kur do të kthehet

  • 22 October 2019 - 18:32
Jurgen Klopp flet për Xherdan Shaqirin, tregon se kur do të kthehet

Jurgen Klopp ka shpresë që Xherdan Shaqiri është afër një rikthimi në stërvitje.

Sulmuesi me prejardhje shqiptare nuk ka luajtur që nga muaji i kaluar për shkak të një problemi në gju dhe nuk ka stërvitur fare me ekipin e ‘Reds’.

“Rikthimi i tij mori më shumë kohë” shpjegoi trajneri për Liverpoolfc.com. 

“Ne prisnim që ai të kthehej këtë javë, por tani ai nuk është gati – padyshim që ne do të shohim kur ai mund të kthehet.”

“Është një gjë me të vërtetë specifike për të. Nuk është diçka e madhe, duhet vetëm pak më shumë seç kemi pritur dhe kjo është e gjitha”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)