Favoritët për ta fituar Topin e Artë 2019

  • 22 October 2019 - 19:14
Favoritët për ta fituar Topin e Artë 2019

Luka Modric mendon se këtë vit janë katër favoritë të ngushtë për ta fituar Topin e Artë, çmim të cilin e mban aktualisht vetë mesfushori kroat.

Ylli i Real Madridit është protagonist i edicionit special të revistës “France Football”, që i kushtohet Topit të Artë 2019.

Edhe pse mesfushori kroat, fitues i këtij çmimi më 2018, nuk është në mesin e 30 të nominuarve për këtë vit, ai i ka shpalosur favoritët e tij për ta fituar Topin e Artë 2019.

“Mendoj se këtë vit do të jetë e vështirë. Ama për mua janë katër emra që veçohen: Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah”, tha Modric.

“U uroj fat të mbarë”, shtoi kroati.

Topi i Artë do të ndahet në Paris më 2 dhjetor. 

(Kosova Sot Online)