Raptors mposhtin Pelicans, VanVleet thyen rekordin personal

  • 23 October 2019 - 09:12
Raptors mposhtin Pelicans, VanVleet thyen rekordin personal

Toronto Raptors e nisi me këmbë të mirë rrugëtimin për ta mbrojtur titullin e kampionit të NBA, duke e siguruar një fitore të vështirë 130:122 kundër New Orleans Pelicans.

Fred VanVleet arriti ta thyejë rekordin personal për më së shumti pikë të shënuara në një ndeshje të vetme (34), Paskal Siakam u detyrua të dalë nga ndeshja për shkak të ndërhyrjeve kur i kishte 34 pikë dhe 18 kërcime. Paraqitjet e këtyre i ndihmuan kampionit në fuqi ta fitojnë 130:122 ndeshjen kundër Pelicans të martën, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të NBA.

.

“Pascal dhe Freddy, ata janë kurrizi i ri skuadrës, ata janë djemtë të cilët do të na çojnë përpara”, tha bashkëlojtari i tyre, Kyle Lowry. “Jam i lumtur për këta djem që performuan ashtu sonte. Do të vazhdojmë të rritemi këtë sezon”.

Lowry i shënoi 22 pikë, përkundër këtu disa pikë nga gjuajtjet e lira, të cilat bënë që Toronto të kryesojnë në këtë ndeshje, ndërsa Serbe Ibaka i shënoi 13 pikë. Të gjitha këto bënë që Raptors ta fitojnë për herë të shtatë radhazi ndeshjen e parë të një sezoni të ri dhe ta sigurojnë fitoren e tetë në nëntë takimet e fundit me Pelicans.

“Është shumë argëtuese të jesh në këtë pozitë që jemi ne tani – që sapo e kemi fituar titullin, por jemi sërish duke u përmirësuar edhe më tutje”, tha VanVleet.

Pelicans e humbën topin 19 herë, duke ia dhuruar kështu Torontos 22 pikë. 12 nga këto humbje të Pelicans erdhën gjatë pjesës së dytë. Por, Jrue Holiday e barazoi rezultatin në fund të çerekut të katërt, duke bërë që ndeshje të shkojë në një çerek shtesë, të cilin e fitoi Raptors.

“Ata i bënë disa sulme të mira në fund që e bënë dallimin në ndeshje. Ato raste ishte dallimi i vetëm mes dy skuadrave gjatë ndeshjes”, tha trajneri i Pelicans, Alvin Gentry.

Tani Pelicans do të jetë nikoqir i Dallasit këtë të premte, ndërsa Raptors, që këtë verë e humbën yllin e skuadrën Kawhi Leonard, do të jetë në Boston në të njëjtën ditë. 

(Kosova Sot Online )