River Plate e arrin finalen e Copa Libertadores

  • 23 October 2019 - 10:32
River Plate e arrin finalen e Copa Libertadores

Kampioni në fuqi i Copa Libertadores, River Plate, do të jenë sërish në finalen e këtij turneu, përkundër që pësuan disfatë me rezultat 1:0 kundër rivalit të përjetshëm, Boca Juniors, në ndeshje përballje të tensionuar në “La Bombonera”.

Duke luajtur me të njëjtën skuadër si në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Marcelo Gallardo kishte shpresuar se skuadra e tij do të arrinte rezultat të ngjashëm me fitoren 2:0 kundër Boca Juniors edhe në ndeshjen kthyese.

Mirëpo, dëshira e tij nuk u realizua, pasi që Boca Juniors arriti ta fitojë ndeshjen kthyese me rezultat 1:0, falë një goli të shënuar nga Hurtado në minutën e 81-të të ndeshjes. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për Juniors, pasi që River Plate u kualifikua në finale falë rezultatit të përgjithshëm.

River tani do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër që do të zhvillohet në Maracena mes Gremios dhe Flamengos. Rezultati në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave ishte 1:1.

(Kosova Sot Online)