FIFA, pas ngritjes së Kosovës: Mund të jeni krenarë me veten

  • 24 October 2019 - 11:11
FIFA, pas ngritjes së Kosovës: Mund të jeni krenarë me veten

Faqja zyrtare e FIFA-s e ka përgëzuar Kosovën për rritjen rekorde në renditjen e ekipeve kombëtare në ranglistën e re, duke thënë se kosovarët duhet të jenë krenar për këtë arritje të tyre.

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për pesë vende në renditjen e FIFA-s, nga pozita e 199-të në atë të 114-të, sipas ranglistës së re të publikuar sot nga organi qeverisës i futbollit botëror.

Ky përparimi i madh i Kosovës vjen kryesisht falë fitores 2:0 kundër Malit të Zi këtë muaj në Prishtinë, në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Sado pak pikë, verdhekaltrit fituan edhe në triumfin 1:0 kundër Gjibraltarit, në një ndeshje miqësore në kryeqytet, në fillim të këtij muaji.

Dardanët i fituan 20 pikë nga këto dy ndeshje dhe tani grumbullojnë 1184 pikë në total në pozitën e 114-të. Kjo është renditja më e mirë e Kosovës deri tani dhe për këtë arsye është përgëzuar edhe nga FIFA.

“Në listën e re, Kosova ka arsye të reja për të festuar (e radhitur në vendin e 114-të, 5 pozita më lart). Ata mund të jenë sërish krenar me arritjen e pozitës më të mirë në këtë listë deri më tani”, shkruan FIFA.

Muajin e ardhshëm, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera kualifikuese, kundër Republikës së Çekisë në Pragë dhe ndaj Anglisë në Prishtinë.

Nëse arrin rezultate pozitive nga këto dy takime, atëherë Kosova do të shënojë ngritje edhe më të lartë në renditjen e FIFA-s, lista e re e së cilës do të publikohet më 28 nëntor.

(Kosova Sot Online)