Majlinda e Artë në gjysmëfinale të Abu Dhanit

  • 24 October 2019 - 11:59
Majlinda e Artë në gjysmëfinale të Abu Dhanit

Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka arritur në gjysmëfinale të grand slamit të xhudos Abu Dhabi, pasi e mundi koreanen Park Da Sol në çerekfinale.

Xhudistja pejane Kelmendi fitoi me lehtësi kundër xhudistes nga Koreja Jugore në çerekfinalen e kategoriës deri në 52 kilogramë, që u zhvillua para pak çastesh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Majlinda rundin e parë e kaloi pa garë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Salimata Fofanan.

Në rrethin e tretë e mposhti Anna Kazyulinan e Kazakistanit, para se ta shkatërronte Park Da Solin për një vend në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online)