Autogoli dhe Messi dy golashënuesit më të mirë të Barçës në Champions me Valverden trajner

  • 24 October 2019 - 15:13
Autogoli dhe Messi dy golashënuesit më të mirë të Barçës në Champions me Valverden trajner

Barcelona ia doli ta mposhtë Slavia Pragën me vështirësi dhe falë një burimi të njohur tashmë, të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Barça fitoi në Pragë 2:1 falë golit nga Lionel Messi dhe autogolit nga Peter Olayinka, duke e marrë kreun e Grupit F me shtatë pikë, duke i lënë prapa Interin dhe Dortmundin me nga katër sosh.

Autogoli i Olayinka pas një ore lojë në Pragë ishte i shtati që një kundërshtar e shënon për klubin katalonas që prej sezonit 2017/18.

Nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde, vetëm Messi ka shënuar më shumë gola, 19, derisa Ousmane Dembele dhe Luis Suarez i kanë shënuar nga katra.

Shtatë lojtarët që kanë shënuar autogola në ndeshje kundër Barcelonë: Sebastian Coates, Jeremy Mathieu, Dimitris Nikolaou, Daniele De Rossi, Kostas Manolas, Luke Shaw dhe Peter Olayinka.

(Kosova Sot Online)