Shqipëria humb ndaj Rumanisë në raundin e dytë eliminator

  • 24 October 2019 - 22:37
Shqipëria humb ndaj Rumanisë në raundin e dytë eliminator

Shqipëria e futsallës, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme, ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj vendasve të Rumanisë, e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Botërorit të futsallës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në mbrëmje në orën 19:00, në pallatin e sportit “Multisport Hall-Piatra Neamt” Rumani, përfundoi me rezultatin Rumani 3-1 Shqipëri.

Pjesa e parë ka folur për Rumunët, të cilët shënuan në minutën e 2, 13 dhe 20. Shqipëria golin e vetëm e shënoi me anë të Brahimit 30′.

Përfaqësuesja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Holandës më datë 26 tetor, ora 15:30.


(Kosova Sot Online)