Solskjaer: Williams ishte lojtari i ndeshjes

  • 24 October 2019 - 23:26
Solskjaer: Williams ishte lojtari i ndeshjes

Solskjaer ka lavdëruar të riun e Unitedit, Brandon Williams, që u paraqit të enjten mbrëma në Europa League në fitoren 1-0 kundër Partizanit të Beogradit.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat minimal me një gol të shënuar nga Anthony Martial nga penalltia në pjesën e parë.

Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar, Brandon Williams, ishte në mesin e disa lojtarëve të rinj që Ole Gunnar Solskajer ua dha rastin dhe shfrytëzoi më së miri këtë mundësi.

“Brandon Williams ishte i shkëlqyer dhe për mua është lojtari i ndeshjes. Jam shumë i kënaqur me të dhe të rinjtë e tjerë”, tha Solskjaer.

“Morëm tri pikë, por paraqitja nuk ishte ajo që shpresonim. Futa në fushë Jamesin dhe Rashfordin sepse donim golin e sigurisë. Gjithsesi, rëndësi ka fitore dhe fakti që nuk pësuam gol”.

Me një fitore të mundshme në xhiron e katërt, United ka mundësi edhe matematikisht të kalojë në fazën tjetër të Europa League dhe kjo e gëzon Solskjaerin.


(Kosova Sot Online)