Messi: S’do të ndërroja asgjë që kam fituar për të qenë Kampion i Botës

  • 25 October 2019 - 21:47
Messi: S’do të ndërroja asgjë që kam fituar për të qenë Kampion i Botës

Lionel Messi s’do të ndërronte asnjë trofe për të qenë Kampion i Botës me Argjentinën.

Ai thotë se do të dëshironte që ta kishte atë trofe në sirtar, por jo duke sakrifikuar mbi 30 të tjerë të ndryshme që ka fituar ndër vite. 

“Do të më pëlqente të jem kampion bote, por s’do të ndërroja me asgjë që kam fituar deri më tani. Kjo është ajo çfarë më është dhënë, ajo çfarë më dha zoti, për diçka është”, tha Messi.

Intervista e plot për shumë e shumë tema të ndryshme e Messit me “TyC Sports” do të publikohet në fund të javës.

(Kosova Sot Online)