Juve po e monitoron situatën e Havertz, dëshiron transferimin e talentit gjerman

  • 26 October 2019 - 08:47
Juve po e monitoron situatën e Havertz, dëshiron transferimin e talentit gjerman

Kai Havertz është njëri nga talentet më premtues në Evropë dhe falë paraqitjeve të tij ka bërë për vete skuadrat e mëdha.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me fanellën e Bayer Leverkusenit ku tani është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Gjermanisë.

Ka qenë trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri që ka pëlqyer tej mase yllin e ri gjerman në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Havertz zhvilloi ndaj Juves. Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici do ta shikoj përsëri nga afër në nëntor lojtarin, në ndeshjen që Leverkusen e zhvillon në Gjermani ndaj Zonjës së Vjetër.

Juventus synon transferimin e lojtarit, por nuk dëshiron që të futet në një ankand me skuadrat tjera të mëdha. Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra të mëdha si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchest er United, Arsenal, Real Madrid e Liverpool. Leverkusen e vlerëson 19-vjeçarin rreth 100 milionë euro.

(Kosova Sot Online )