Tyson Fury tregon pse dëshiron që Anthony Joshua të fitojë ndaj Andy Ruiz Jr

  • 26 October 2019 - 09:01
Tyson Fury tregon pse dëshiron që Anthony Joshua të fitojë ndaj Andy Ruiz Jr

Tyson Fury dëshiron që Anthony Joshua të fitojë ndaj Andy Ruiz Jr për të pasuar pastaj një ndeshje e madhe ndaj tij.

Joshua do të takohet me kampionin aktual të peshave të rënda Ruiz Jr me 7 dhjetor në Arabin Saudite. ‘Gypsy King’ shpreson që ‘AJ’  të fitojë, por nëse nuk ndodh, atëherë ka dy plane tjera. “Shpresoj që ai t’i kthejë rripat (trofetë) e që kjo do të bënte që të zhvillohej një luftë masive mes meje dhe tij”.

“Por nëse kjo nuk do të ndodh, mua do të më duhet të shkoj dhe ta rrah Andy Ruiz Jr”.“Nëse Deontay humbet në nëntor kundër Luis Ortiz, unë do të luftojë me fituesin e AJ vs Ruiz Jr në shkurt ose mars”, ka thënë Fury.

(Kosova sot Online )