Drenica e mund Feronikelin, nuk këndellet Llapi

  • 26 October 2019 - 16:09
Drenica e mund Feronikelin, nuk këndellet Llapi

Derbi lokal i ka takuar Drenicës, që e ka mposhtur 1-0 Feronikelin. Llapi nuk është këndellur, ka pësuar tjetër humbje. Vushtria e ka mposhtur 1-0.

Java e dymbëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll ka startuar me dy ndeshje ditën e shtune.

Në “Bajram Aliu” të Skenderajt u takuan Drenica dhe Feronikeli, ndërkohë që në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë, u përballen Vushtrria dhe Llapi.

Derbi lokal i takoi Drenicës, që arriti të fitojë me një gol të hershëm.

Golin e tri pikëve e realizoi Qemail Elshani në minutën e pestë të takimit.

Ani pse Nikli u mundua me të gjitha forcat deri në fund, Drenica arriti të ruajë shumë mirë rezultatin për t’i marrë tri pikë të arta.

Në ndeshjen tjetër që ka nisur po ashtu nga ora 14:00, Vushtrria e mundi Llapin me rezultatin minimal 1-0, duke ia shkaktuar humbjen e dytë me radhë në IPKO Superligë.

Eri Lamçja ka shënuar gol e vetëm në këtë takim në minutën e 26-të.

(Kosova Sot Online)