Edhe një tjetër klubit serb i mohohet hyrja në Kosovë

  • 26 October 2019 - 17:55
Edhe një tjetër klubit serb i mohohet hyrja në Kosovë

Mediumi serb Alo raporton se Policia e Kosovës i ka ndaluar në kufirin në Bernjak klubin basketbollist Ras.

Mediumi serb “Alo” raporton se fëmijët dhe kadetët e klubit të basketbollit nga Novi Pazari “Ras” u ndaluan nga Policia e Kosovës në kalimin kufitar në Bernjak.

Pas jehonës së madhe që bëri ndalimi i Crvena Zvedzës në Jarine nga Policia e Kosovës, këta të fundit i kanë ndaluar edhe disa klube të tjera – të hendbollit e tani të basketbollit.

Ndalesa e fundit ndodhi sot pas orës 13:00, në në vendkalimin kufitar Bernjak te Zubin Potoku.

Pionerët dhe kadetët e klubit Ras kishin tentuar të hyjnë në Kosovë me qëllim për ta zhvilluar një ndeshje kundër moshatarëve të tyre në Trepça dhe Poletarac, të cilët luajnë në veriun e Mitrovicës.

Në kuadër të Ligës ndërregjionale të Serbisë ishte planifikuar të zhvillohet edhe ndeshja në basketboll mes Trepçës dhe Novi Pazarit, mirëpo këtyre të fundit iu është bërë e ditur se nuk do të iu lejohet hyrja në Kosovë dhe zhvillimi i ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)