Arsenali nuk e do, zbulohet e ardhmja e Ozil

  • 27 October 2019 - 10:38
Arsenali nuk e do, zbulohet e ardhmja e Ozil

Mesut Ozil nuk po luan te skuadra e Arsenalit dhe marrëdhënia e tij me trajneri Unai Emery është krejtësisht e prishur. Turko-gjermani stërvitet me skuadrën, por nuk luan, ndërsa numri një i stolit nuk e grumbullon. Tekniku thotë fjalë të mira për të, por minuta nuk i jep. 

Ekipet që duan mesfushorin kanë trokitur dhe Ozil është gati të pranojë largimin. Ai është futbollisti më i paguar i skuadrës dhe kjo është arsyeja se pse nuk e ka me nxitim largimin nga "Topçinjtë".  

Ekipet e MLS janë gati të investojnë te futbollisti dhe Ozil mund të joshet nga Amerika. Pagesa të larta dhe një nivel me i ulët, atje do të ishte superstar dhe formacionin nuk do ta diskutonte asnjëherë. 

(Kosova Sot Online)