Pamje: Ribery në telashe serioze, e sulmon gjyqtarin anësor

  • 28 October 2019 - 08:38
Pamje: Ribery në telashe serioze, e sulmon gjyqtarin anësor

Franck Ribery mund të jetë në telashe serioze, pasi është kapur në kamerë duke e shtyrë dhunshëm njërin prej gjyqtarëve anësorë pas humbjes së Fiorentinës ndaj Lazios të dielën.

Anësori veteran ishte i zemëruar pasi ishte zëvendësuar para se Lazio ta fitonte ndeshjen 2:1 në minutat e fundit.

Ribery u pa duke e shtyrë dy herë në mënyrë të dhunshme anësorin derisa të gjithë po largoheshin nga fusha pas fishkëllimës së fundit.

Ai u ndal vetëm pas ndërhyrjes së njërit prej anëtarëve të stafit të Fiorentinës.

Serie A konfirmoi se Ribery ishte ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes. Kjo nënkupton se pezullimi me disa ndeshje është praktikisht i pashmangshëm për Ribery.

Serie A dhe Federata e Futbollit e Italisë është duke e luftuar çfarëdo kontakti fizik të lojtarëve me gjyqtarët, në mënyrë që t’i mbrojë këta të fundit nga dhuna.

Në ligat amatore në Itali janë shënuar disa incidente të rënda, ku gjyqtarët janë rrahur dhe janë bërë për spital nga lojtarët e zemëruar. 

(Kosova Sot Online)