Promoteri Hearn zbulon detaje nga rimeçi Joshua – Ruiz

  • 29 October 2019 - 09:59
Promoteri Hearn zbulon detaje nga rimeçi Joshua – Ruiz

Pasi Anthony Joshua dhe Andy Ruiz arritën marrëveshjen për rimeç në një vend neutral, promoteri Eddie Hearn ka zbuluar se do të ketë edhe juri dhe gjyqtarë neutral.

Dy boksierët e peshave të rënda arritën marrëveshje që ripërballja e tyre të zhvillohet më 7 dhjetor në Arabinë Saudite. Njeri kryesor i kësaj përballje, Hearn ka thënë se boksieri britanik dhe ai meksikano-amerikan kanë të drejtë të zgjedhin edhe juri e gjyqtarë neutral. “Të gjitha këto gjëra janë në kontratë”, ka thënë Hearn në një intervistë për Sky Sports. “Juri neutrale, gjyqtarë neutralë. Gjëra të njëjta me meçin e parë”.

“Aty do të jenë përfaqësues të boksit nga Britania e Madhe që do të jenë pjesë e komisionit në Arabinë Saudite, të njëjtën gjë do ta ketë edhe Ruiz”.“Ne kemi dërgua një listë të personave që do të jenë pjesë e jurisë, por komisioni do t’i marrë vetëm disa nga ta”. “Të gjithë ata që do të përzgjidhen do t’i nënshtrohen rregullave të komisionit dhe mund të ketë po ashtu ndryshime në atë listë”, ka shtuar më tej promoteri i Joshuas.

Boksieri britanik shpreson që t’i rikthej tre tituj botëror, WBA, WBO dhe IBF që iu morën nga Ruiz në qershor të këtij viti.

(Kosova Sot Online )