Juventusi e Interi interesohen për Vertonghenin

  • 29 October 2019 - 13:33
Juventusi e Interi interesohen për Vertonghenin

Mbrojtësi belg po e kalon vitin e fundit të kontratës me Tottenhamin, nga i cili pritet të largohet.

Jan Vertonghen është duke e kaluar sezonin e tij të fundit në Tottenham.

Mbrojtësit belg do t’i skadojë kontrata në fund të edicionit, prandaj ai prite të largohet nga nënkampioni evropian.

Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për përfaqësuesin belg nuk po mungon.

Dy gjigantët italianë, Juventus dhe Inter ia kanë vënë syrin qendërmbrojtësit 32 vjeçar, njofton “Calciomercato”.

Tottenhami mund ta shesë futbollistin gjatë janarit për të mos e humbur pa para verën e ardhshme.

Mirëpo, duket se Juve e Interi preferojnë më shumë ta marrin atë “gratis” në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)