Skautët e Tottenhamit e vëzhguan Muriqin në ndeshjen ku shënoi gol spektakolar

  • 29 October 2019 - 15:36
Skautët e Tottenhamit e vëzhguan Muriqin në ndeshjen ku shënoi gol spektakolar

Skautët e klubit turk i kanë përcjellë nga afër disa ndeshje të Superligës turke, ndërsa ata e kanë pëlqyer vetëm Vedat Muriqin, i cili shënoi gol spektakolar në ndeshjen Fenerbahçe – Konyaspor

Paraqitjet mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës kanë bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia mësyjnë Vedat Muriqit.

Dhe, duket se Tottenhami është klubi më i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm kosovar.

Nënkampioni i Evropës e ka vëzhguar disa herë Muriqin përmes skautëve të tij dhe një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në ndeshjen Angli – Kosovë, ku futbollisti prizrenas kishte dhuruar dy asistime dhe e kishte shënuar një gol nga penalltia, të cilën e kishte nxjerrë vetë.

E fundjavën që shkoi, Tottenhami ka dërguar skautë për t’i përcjellë disa ndeshje të Superligës turke, përfshirë këtu derbin Besiktas – Galatasaray, pastaj Basaksehir – Trabzonspor dhe Fenerbahçe – Konyaspor.

Dhe, mediat turke shkruajnë se prej tri ndeshjeve, të dërguarve të Tottenhamit iu ka pëlqyer vetëm Vedat Muriqi, i cili shënoi gol spektakolar nga distanca kundër Konyasporit.

Për Muriqin flitet se interesim ka shfaqur edhe klubi tjetër anglez, Manchester United.

Atë e duan edhe në Itali, Napoli, Interi e Lazio, por edhe në Spanjë, Atletico Madridi.

Muriqi i ka realizuar 5 gola në 9 ndeshje me Fenerbahçen këtë sezon, ndërsa shënoi tri herë në tri ndeshje për Kosovën, ndaj Republikës Çeke e Anglisë në muajin shtator dhe kundër Malit të Zi në tetor. 

(Kosova Sot Online)