Agjenti i Bale flet për të ardhmen e futbollistit në Real Madrid

  • 30 tetor 2019 - 09:28
Agjenti i Bale flet për të ardhmen e futbollistit në Real Madrid

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, e dha një intervistë për të ardhmen e klientit të vet, duke thënë se njerëzit nuk duhet të besojnë në gjithçka që lexojnë.

Gareth Bale udhëtoi në Londër për t’u takuar me agjentin e tij, Jonathan Barnett, të hënën. Kjo i nxiti mediat të raportojnë se ata të dy po e negocionin ndonjë ofertë për uellsianin. Megjithatë, Real Madridi i doli në mbrojtje Bale-t, duke thënë se ai kishte marrë leje nga klubi për të shkuar.

Por, AS raporton se përkundër fjalëve të mira që janë thënë nga të dyja palët në mënyrë publike, uellsiani dhe trajneri Zinedine Zidane nuk kanë marrëdhënie të mira mes vete tash e sa kohë.

Pasi iu bë e qartë se nuk është pjesë e planeve të trajnerit francez, Bale nuk pranoi të largohet dhe që nga atëherë ka bërë paraqitje të mira për Los Blancos, mirëpo kur ishte në detyrë me Uellsin pësoi lëndim.

Ai nuk ka pasur mundësi të luajë për Real Madridin që nga atëherë dhe gjiganti spanjoll është i gatshëm ta shesë atë gjatë afatit kalimtar të janarit, duke i dhënë kështu përfundimisht fund spekulimeve për futbollistin.

Pas takimit në Londër, Barnett foli për mediumin spanjoll Deportes Cuatro dhe e dha këndvështrimin e tij për gjithçka që kishte ndodhur.

“Gareth është shumë i lumtur që po luan në Real Madridi. Kina? Mos besoni në gjithçka që lexoni”, tha agjenti kur i pyet për lajmet se Bale është afër arritjes së një marrëveshje për t’u transferuar në një klub kinez.

(Kosova Sot Online)