Liverpool – Arsenal, formacionet e mundshme të 1/8-tës në Kupën EFL – Mungon Granit Xhaka

  • 30 October 2019 - 09:55
Liverpool – Arsenal, formacionet e mundshme të 1/8-tës në Kupën EFL – Mungon Granit Xhaka

Liverpooli dhe Arsenali do të ndeshen sot (e mërkurë) mes vete në kuadër të Kupës EFL e njohur ndryshe si Carabao Cup.

Reds janë nikoqir të Topçinjve në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës Carabao, e cila zhvillohet në Anfield nga ora 20:30. Ekipi i Jurgen Klopp vjen në këtë ndeshje nga një formë e lartë në Ligën Premier dhe pret fitore për të kualifikuar tutje në raundin tjetër. Në anën tjetër, ekipi i Unai Emery po përjeton një formë jo të mirë dhe do të synojë befasinë nga kjo ndeshje. Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të bëjnë ndryshime të mëdha, ku te Arsenali do të mungojnë shqiptari Granit Xhaka, pas ndodhive të fundit me tifozët.

Në këtë raund zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi kalon në çerekfinale të EFL Cup.

Liverpool: Kelleher; Williams, Van den Berg, Gomez, Milner; Lallana, Keita, Oxlade-Chamberlain; Brewster, Origi, Jones.

Arsenal: Martinez; Bellerin, Holding, Mustafi, Kolasinac; Willock, Torreira; Maitland-Niles, Smith Rowe, Saka; Martinelli. 

(Kosova Sot Online )