Ronaldo kthehet në skuadrën e Juventusit, Higuaini dhe Pjanici mbeten jashtë

  • 30 October 2019 - 15:43
Ronaldo kthehet në skuadrën e Juventusit, Higuaini dhe Pjanici mbeten jashtë

Juventusi e ka zbuluar skuadrën prej 22 futbollistëve që do të jetë në dispozicion të trajnerit Maurizio Sarri për ndeshjen kundër Genoas. Jashtë kësaj skuadra kanë mbetur dy të lënduarit, Gonzalo Higuain dhe Miralem Pjanic.

Cristiano Ronaldo është kthyer në skuadrën e Juventusit për përballjen e Serisë A kundër Genoas, mirëpo Maurizio Sarri s’do t’i ketë në dispozicion Gonzalo Higuainin dhe Miralem Pjanicin.

Ylli i Portugalisë, Ronaldo, u la jashtë udhëtimit të Juventusit në Lecce të shtunën për të pushuar, vendim ky që nuk i shërbeu aspak kampionit në fuqi të Italisë, pasi që ata u ndalën me barazim 1:1.

Megjithatë, në listën e publikuar sot nuk pati vend për Higuainin, i cili mbeti i lënduar në kokë pas një përplasjeje ajrore me portierin e Lecces, Gabrielin, afër fundit të ndeshjes.

Pjanici ka luajtur në çdo ndeshje me karakter garues të Juventusit këtë sezon, mirëpo ai do të mungojë në ndeshjen e radhës për shkak të një lëndimi, për të cilin klubi e ka konfirmuar se nuk është lëndim muskulor.

Aaron Ramsey është kthyer pasi mungoi në tri skuadrat e fundit të Juventusit për shkak të një lëndimi muskulor, përderisa edhe Douglas Costa shpreson të zë vend në formacionin e parë, pasi ka munguar që shtatë javë.

Skuadra e Sarrit është dy pikë larg liderit të Serisë A, Interit, mirëpo e ka mundësinë për ta marrë sërish pozitën e parë sonte në mbrëmje në Allianz. 

(Kosova Sot Online)