Pique: Neymari e ka derën hapur në Barcelonë

  • 31 tetor 2019 - 08:32
Pique: Neymari e ka derën hapur në Barcelonë

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka këmbëngulur se Neymari është i mirëseardhur të kthehet te klubi katalonas kurdo qoftë, edhe pse e braktisi atë dy vjet më parë për Paris Saint-Germainin.

Mbrojtësi 32-vjeçar spanjoll zbuloi po ashtu se ai me bashkëlojtarët e tij ishin përpjekur për ta bindur presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeu, ta bëjë të mundshëm kthimin e brazilianit në klub.

“Kthimi i Neymarit në Barcelonë? Në futboll mund të ndodhë gjithçka”, tha Pique për El Larguero.

“Ai e ka derën hapur për t’u kthyer. Ne i patëm thënë se po shkonte në një burg të artë”, shtoi ai.

“Është e vërtetë ajo që është thënë se ai dëshiron të kthehet. Ne i thamë (presidentit) Bartomeu se do të pranonim vonim në paga për t’u përshtatur me fair play financiar në mënyrë që Neymar të na ribashkohej”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )