Motta kritikon gjyqtarët pas humbjes së vonshme ndaj Juventusit

  • 31 October 2019 - 08:36
Motta kritikon gjyqtarët pas humbjes së vonshme ndaj Juventusit

Thiago Motta ka kritikuar paksa gjyqtarët pas humbjes së vonshme ndaj Juventusit, me një penallti të diskutueshme dhe karton të kuq për Genoan.

Genoa kishte barazuar me Christian Kouame duke iu përgjigjur golit të Leonardo Bonuccit, por Francesco Cassatas iu tregua ashpër një karton i dytë i verdhë. Pas pothuajse një pjese të tërë me 10 lojtarë, Genoa u mbajt mirë deri në fund, por në minutat shtesë u mposht pas akordimit të një penalltie të butë. “I komplimentoj lojtarët e mi, pasi bënë një paraqitje të mirë kundër një skuadre që është ndër më të vështirat për t’u përballuar, jo vetëm në Itali, por në të gjithë Evropën”, ka thënë fillimisht Motta pas ndeshjes.

“Ne kemi vërtetuar në rrethana të vështira se jemi një ekip i vërtetë. Ne nuk mund të mbroheshim, pasi shkonim përpara në 10 lojtarë. Duhej të vazhdonim të luanim, kështu që djemtë treguan qëndrimin e duhur”. “Unë do të them vetëm se gjyqtari ishte pak i ashpër këtë mbrëmje”.

“Ne mund të shkojmë në shtëpi duke e ditur që kemi dhënë gjithçka, kemi luajtur si Genoa dhe kjo është gjithçka që mund të bëjmë”, përfundoi trajner italian.

(Kosova Sot Online )