Giroud i mërzitur me situatën te Chelsea, drejt rikthimit në Ligue 1

  • 01 November 2019 - 09:36
Giroud i mërzitur me situatën te Chelsea, drejt rikthimit në Ligue 1

Olivier Giroud nuk është duke luajtur thuajse fare te Chelsea.

Forma e mirë e Tammy Abraham si dhe sulmuesit belg Michy Batshuayi ka bërë që Giroud të mbetet zgjedhja e tretë për sulmin. Frank Lampard nuk e preferon shumë francezin i cili ka vendosur të largohet në janar.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në vendlindje, në elitën e futbollit francez Ligue 1. Olympique Lyon ka nisur bisedimet me lojtarin dhe kërkon rikthimin e tij në Francë.

33-vjeçari është gati ta pranojë ofertën e Lyon edhe pse interesim ka shfaqur edhe Marseille.

Gjithsesi Chelsea është gati ta lë të lirë francezin nëse vije një ofertë prej 10 milionë eurove. 

(Kosova Sot Online )