“Ibra duhet të kthehet në Man United”

  • 01 November 2019 - 09:59
“Ibra duhet të kthehet në Man United”

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, duhet të tentojë ta kthejë Zlatan Ibrahimovicin në “Old Trafford” kur të hapet afatit kalimtar i janarit, sipas ish-lojtarit të “Djajve të kuq”, Paul Ince.

Kontrata e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, me klubin amerikan, LA Galaxy, skadoi pas disfatës 5:3 në gjysmëfinalen e Konferencën Perëndimore, kundër rivalit të qytetit LAFC.

Mediumet botërore kishin sugjeruar se 38-vjeçari mund të kthehet në Evropë, ku më së shumti raportohej për një kthim në Serie A. Megjithatë, duket se suedezi ka qëllime të tjera dhe dëshiron ta provojë fatin e tij sërish në La Liga.

Në Instagramin e tij, Ibrahimovici e postoi një video të shkurtër, ku dëgjohet duke thënë: “Tungjatjeta Spanjë! Qëllojani se çfarë? Po kthehem”.

Megjithatë, Ince, i cili luajti për “Djajtë e kuq” mes viteve 1989 dhe 1995, e inkurajoi Ole Gunnar Solskjaerin të tentojë t’ia ndryshojë mendjen suedezit dhe ta bindë atë të kthehet në Old Trafford.

“Zlatan Ibrahimovici u duk se e paralajmëroi një kalim në Spanjë, pastaj u raportua se ai do të qëndronte në MLS ose do të transferohet te Perth Glory”, ka thënë Ince, në një intervistë të dhënë për Paddy Power.

“Por, unë mendoj se, nëse ka dëshirë edhe ai, kthimi në Old Trafford do të ishte opsioni më i mirë”.

“Ai do të ishte i mrekullueshëm për lojtarët e rinj të cilat i ka sjellë në skuadër Ole. Ai do të ishte një mësues dhe një ndikim i mrekullueshëm për ata lojtarë – si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së blertë”.

“Ata kanë nevojë për dikë që mund ta kontrollojë zhveshtoren dhe mund të jetë lider i vërtetë. Zlatan i përshtatet këtij roli. Ai mund t’i mësojë lojtarët e rinj dhe do të ishte si kumbara i zhveshtores së Manchester Unitedit”.

Gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, ylli suedez e kaloi vetëm një vit në La Liga, ku nuk pati përvojë të mirë me Barcelonën e Pep Guardiolës. Për shkak të stilit të tij individual të lojës, atij nuk iu besua një rol i madh në klubin katalonas, duke shkaktuar paqartësi me trajnerin.

Rrjedhimisht, Ibrahimovici nuk e pati rolin kyç që është mësuar ta ketë nëpër klubet ku luan, përderisa që i shënoi 22 gola në 46 paraqitje, përfshirë këtu një në fillim të sezonit 2010/11, të cilin e kaloi në formë huazimi në Milan.

Megjithatë, Zlatani ka pasur shumë suksese gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, të cilën e filloi në Malmo, para se të kalonte në Ajax, Juventus, Inter, Paris Saint-Germain, Milan e Manchester United.

(Kosova Sot Online )