U ra shorti me Man Unitedin, lojtarët e klubit të nivelit të katërt festojnë

  • 01 November 2019 - 15:44
U ra shorti me Man Unitedin, lojtarët e klubit të nivelit të katërt festojnë

Në futbollin modern, kur befasitë në Kupat vendore nuk ndodhin shpesh për shkak të dallimit të madh në buxhetet e klubeve, shpeshherë shorti dhe reagimi ndaj atyre shorteve janë pamjet më emocionuese që i sjellin Kupat vendore.

Colchester United arriti të kualifikohet në fazën çerekfinale të Carabao Cup, përkundër që garon në ligën e nivelit të katërt në futbollin e Anglisë, dhe atyre u ra shorti që të përballen më Manchester Unitedin.

Përkundër që mund të jetë paramenduar që lojtarët e Colchesterit mund ta kishin preferuar një short më të lehtë në mënyrë që ta arrijnë gjysmëfinalen, ata iu gëzuan faktit që do të përballen me klubin më të trofeshëm në Angli, Manchester Unitedin, në Old Trafford.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni reagimin e lojtarëve të Colchester kur mësuan se do të përballen me Manchester Unitedin në “Teatrin e Ëndrrave”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky Sports (@skysports) on

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në mes të dhjetorit, mirëpo data e saktë nuk është zbuluar ende. 

(Kosova Sot Online)