Kthehet Vinicius, ende s’janë gati James dhe Bale

  • 01 November 2019 - 16:56
Kthehet Vinicius, ende s’janë gati James dhe Bale

Vinicius është rikthyer në skuadër, por vazhdojnë të jenë jashtë Brahim Diaz dhe Mariano Diaz.

Pasi nuk u ftua në ndeshjen e së mërkurës, të cilën Real Madridi e fitoi 5-0 kundër Leganes – Vinicius Junior ka marrë ftesë nga Zinedine Zidane.

Ai është në mesin e 19 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës, gjithashtu nga “Santiago Bernabeu”, që do të zhvillohet nga ora 21:00. 

Vinicius ka zënë vendin e Lucas Vasquez, që ka mbetur në shtëpi.

James Rodriguez dhe Bale vazhdojnë të jenë jashtë për shkak të problemeve me lëndime, ashtu si Marco Asensio dhe Nacho Fernandez, derisa Odriozola, Brahim dhe Mariano janë lënë jashtë për arsye teknike.

SKUADRA E REAL MADRID:

Portierë: Courtois, Areola and Altube.
Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Marcelo dhe Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde dhe Isco.
Sulmues: Hazard, Benzema, Jovië, Vinicius Jr. dhe Rodrygo.

(Kosova Sot Online)