Paqarada titullar, Halimi dhe Muslija lihen në stol

  • 01 November 2019 - 18:32
Paqarada titullar, Halimi dhe Muslija lihen në stol

Sandhausen i Leart Paqaradës dhe Besar Halimit do ta zhvillojë sonte një ndeshje shumë të rëndësishme në Bundesligan II të Gjermanisë.

Sandhausen do të ketë punë me Hannoverin e Florent Muslijajt.

Për Sandhausen vetëm Leart Paqarada është titullar, derisa Besar Halimi është lënë në stol, derisa për Hannoverin, Florent Muslija nuk ia ka dalë të zë vend në 11-she. 

Të tre futbollistët janë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe pritet që të jenë pjesë edhe e dy ndeshjeve të nëntorit ku Kosova ndeshet me Çekinë dhe Anglinë.

(Kosova Sot Online)