Thjesht s’di të ndalet, Milot Rashica shënon supergol në Gjermani

  • 02 November 2019 - 15:54
Thjesht s’di të ndalet, Milot Rashica shënon supergol në Gjermani

Werder Bremen është duke e mposhtur 1-0 Freiburgun.

Kush tjetër pos Milot Rashicës që ka gjetur golin me të filluar ndeshja në “Weserstadion”.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës tregoi se është në super formë, duke shënuar një gol të bukur për 1-0 në minutën e nëntë.

Për Rashicën ky është goli i katërt këtë edicion në Bundesliga.

(Kosova Sot Online)