Levante tallet me Barcelonën pasi e mundi 3:1
Barcelona u mposht 3:1 nga Levante të shtunën pasdite dhe sikur mos t’i mjaftonte kjo, kampioni në fuqi i La Ligës u tall keq më vonë në rrjetet sociale nga kjo e fundit.
Levante e tall me Barçën duke e postuar në Instagram një fotografi me një kërkim qesharak në Google.
Të tri golat e Levantes u shënuan në një periudhë prej shtatë minutave dhe frymëzimi i vendasve për t’u tallur me kampionin në fuqi erdhi pikërisht nga kjo periudhë kohore.
“Çfarë mund të bësh brenda 7 minutave?” ishte pyetja e bërë në Google dhe përgjigja e dhënë nga mekanizmi i kërkimit në internet ishte një artikull i fitores së Levantes ndaj Barçës në Estadi Ciutat de Valencia.
(Kosova Sot Online)