Marquez thyen rekord në Malajzi

  • 03 November 2019 - 13:15
Marquez thyen rekord në Malajzi

Maverik Vinjales triumfoi ditën e sotme në Çmimin e Madh të Malajzisë në Moto GP. Spanjolli bëri një garë perfekte, dhe e mbylli i pari vijën e finisht në pistën e Sepang.

Kampioni tashmë i shpallur i botës, Marc Marquez, bëri një garë mjaft të mirë, pas rrëzimit ditën e djeshme në prova, ku e nisi nga vendi i 11-të. Markez parakaloi pothuajse të gjithë para tij, dhe e mbylli i dyti. Podiumin e plotësoi Andrea Doviciozo, që e mbylli i treti. {https://twitter.com/btsportmotogp/status/1190900709639761922?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1190900709639761922&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmarquez-thyen-rekord-ne-malajzi%2F}

Paraqitje e mirë edhe për Valentino Rosin, që garën e përfundoi në vendin e katërt. Ndërkohë, Mark Markez ka vendosur një rekord këtë sezon, duke arritur më shumë pikë të grumbulluara ndonjëherë në një sezon, plot 395 pikë, pas vendit të dytë ditën e sotme. Ai kalon Lorencon, që në vitin 2010 kishte arritur 383 të tilla.

(Kosova Sot Online)