Klubi i Evertonit me komunikatë zyrtare për lëndimin e Gomes, lojtari do të futet në operim menjëherë

  • 04 November 2019 - 09:42
Klubi i Evertonit me komunikatë zyrtare për lëndimin e Gomes, lojtari do të futet në operim menjëherë

Andre Gomes të dielën ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e djathtë në ndeshjen ndaj Tottenham të vlefshme për Ligën Premier.

Një ndërhyrje e Heung Min Son bëri që lojtari ta zë këmbën në një pozitë të palakmueshme, duke pësuar dëmtim shumë të rëndë. Gomes u largua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Klubi ka dalë me një komunikatë ku e ka konfirmuar lëndimin dhe ka thënë se lojtari i tyre do t’i nënshtrohet operacionit sot (e hënë).

“Everton mund të konfirmojë që Andre Gomes do t’i nënshtrohet operacionit (e hënë) pasi pësoi një dëmtim të këmbës në ndeshjen me Tottenham”. “Andre u lëndua në fushë gjatë gjysmës së dytë të lojës dhe u dërgua menjëherë në spital nga ambulanca e shoqëruar nga anëtarët e ekipit mjekësor të Everton. Pasi iu nënshtrua testit spitalor, u konfirmua se ai kishte pësuar një zhvendosje të frakturës në kyçin e këmbës së djathtë”. “Klubi do t’ju mbajë të informuar në kohën e duhur“, thuhet në njoftimin e klubit. deshja ishte mbyllur 1-1 me një gol të shënuar në kohën shtesë.

(Kosova Sot Online )