Balotelli reagon sërish ndaj thirrjeve raciste: S’kemi të bëjmë më me futbollin

  • 05 November 2019 - 11:31
Balotelli reagon sërish ndaj thirrjeve raciste: S’kemi të bëjmë më me futbollin

Mario Balotelli i ka kritikuar tifozët ultras të Hellas Veronës, të cilët bënë thirrje raciste të drejtim të tij, duke i quajtur ata injorantë dhe meskinë dhe duke shtuar kjo luftë s’ka të bëjë më me futbollin.

Mario Balotelli, i cili ka qenë cak i shumë sulmeve gjatë karrierës së tij, u bë sërish viktimë e thirrjeve raciste nga tifozët në tribunat e stadiumit gjatë përballjes të së dielës në Seria, në stadiumin Marcantonio Bentegodi në Veronas.

Sulmuesi italian reagoi me nervozizëm, duke e goditur topin jashtë fushës, para se të bindej të qëndronte në fushën e lojës nga bashkëlojtarët e tij dhe kundërshtarët.

Pasi një deklaratë u lexua në stadium, ndeshja rinisi dhe Balotelli e shënoi një gol në minutën e 85-të, mirëpo skuadra e tij prapëseprapë pësoi disfatë me rezultat 2:1.

Kryetari i tifozëve ultras të Veronës, Luca Castellini, theksoi në një intervistë pas këtij incidenti se trajtimi që tifozët e Veronës ia bënë Balotellit ishte thjesht “folklorik” dhe pjesë e “kulturës së tyre si tifozë”.

Kjo e shtyu futbollistin 29-vjeçar të përgjigjet në llogarinë e tij në Instagram: “Dëgjoni, shokët e mi, kjo s’ka të bëjë më me futbollin”..

“Ju po e përfshini një situatë historike dhe sociale shumë më të mëdha sesa ju njerëzit meskinë. Ju djem jeni të humbur. Zgjohuni, o njerëz injorantë”.

Në anën tjetër, trajneri i Hellas Veronës, Ivan Juric, e akuzoi Balotellin se po gënjen për thirrjet raciste, duke insistuar se “ky është problemi i tij, e jo i yni”.

“Sot nuk kishte asgjë, asnjë thirrje raciste. Pati fishkëllima në drejtim të një lojtari të mrekullueshëm, por s’pati asgjë të gabuar. Nuk e di pse reagoi në atë mënyrë. Le ta themi kështu, është një gënjeshtër”.

“Ne s’flasim gjepura .Nëse do të kishte ndodhur, unë do ta pranoja edhe nëse do të ishte nga tifozët tanë. Do të isha i neveritur. Por, jo sot. Kur ai e shënoi golin pati shumë fishkëllima. Ishte problemi i tij, jo i yni”.

(Kosova Sot Online)