Përballje interesante sonte në Champions League

  • 05 November 2019 - 14:16
Përballje interesante sonte në Champions League

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në Grupet E, F, G e H në Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së katërt në Grupet E, F, G e H, ku pritet të zhvillohen disa ndeshje interesante.

Në Grupin E, Liverpooli shihet si favorit në shtëpi kundër Genkut të pafuqishëm.

Kurse, në duelin tjetër, Napoli do ta kërkojë fitoren kundër Salzburgut për ta ruajtur pozitën e liderit.

Nga ana tjetër, për klubin gjerman kjo do të jetë ndoshta mundësia e fundit për të shpresuar në kualifikim.

Në Grupin F, Barcelona llogarit në fitore në duel me Slavia Pragën, për ta bërë një hap të madh drejt kualifikimit.

Por, dueli kryesor i këtij grupi do të jetë ai në mes të Borussia Dortmundit dhe Interit, të cilët e ndajnë pozitën e dytë.

Lojën e parë, para dy javësh, e kishin fituar “Nerazzurri” në Itali.

Në Grupin G, derbi do të luhet në Rusi, ku Zeniti e pret liderin e grupit, Leipzig.

Në këtë grup gjithçka mbetet e hapur, prandaj edhe përballja në mes të Lyonit e Benficës pritet të jetë mjaft interesante dhe me peshë.

Në Grupin e fundit, atë H, Chelsea e pret Ajaxin në “Stamford Bridge”.

“Blues” e fituan ndeshjen e parë në Holandë dhe do të tentojnë t’i mbajnë përsëri tri pikët në shtëpi.

Ndërkohë, Valencia, me një fitore ndaj Lillet mund të ngritet në pozitën e dytë.

(Kosova Sot Online)