FIBA Europe Cup: Prishtina luan kundër liderit të grupit në Letoni

  • 05 November 2019 - 14:40
FIBA Europe Cup: Prishtina luan kundër liderit të grupit në Letoni

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina të mërkurën nga ora 18:00 do të përballet me Ventspils në Letoni.

Prishtina ka një fitore dhe një humbje në këtë edicion në grupet e FIBA Europe Cup, kurse Ventspils ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara në këtë edicion.

Bardhekaltrit të udhëhequr nga Dardan Berisha kanë treguar një formë të mirë këtë edicion në FIBA Europe Cup.

Synimi i kryeqytetasve është që të arrijnë sa më lartë në këtë garë, derisa edicionin e kaluar regjistruan suksesin më të madh, duke u kualifikuar në Top 16.

Takimi i së mërkurës do të jetë shumë interesant ndërmjet dy skuadrave që synojnë të kalojnë grupin. 

(Kosova Sot Online)