Koeman, në listën e dëshirave të Barcelonës

  • 05 November 2019 - 15:20
Koeman, në listën e dëshirave të Barcelonës

Barcelona po mendon për pasardhësin e Ernesto Valverdes pas dështimeve të fundit

Ernesto Valverde nuk pritet të ketë jetë të gjatë në krye të Barcelonës.

Gjiganti katalunas nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe kritikat më të mëdha i janë adresuar trajnerit.

Prandaj, mediat spanjolle shkruajnë se kampioni spanjoll e ka veçuar Ronald Koemanin si opsionin ideal për ta zëvendësuar trajnerin aktual.

Valverde mund të qëndrojë maksimumi deri në fund të sezonit, por ai mund të largohet nga Camp Nou edhe më herët.

Koeman, nga ana e tij, është selektor aktual i Holandës dhe nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën pasi e preferon rikthimin në Camp Nou (si trajner), ku kishte luajtur me sukses për disa vite.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” ndërkohë raporton se Jose Mourinho nuk është në listën e dëshirave të Barçës.

Blaugrana prijnë në La Liga, por i kanë bërë disa gabime gjatë rrugës.

Së fundmi, ata u mposhtën nga Levante, 1:3, edhe pse ishin duke avancuar paraprakisht. 

(Kosova Sot Online)