David Silva drejt Japonisë

  • 05 November 2019 - 15:42
David Silva drejt Japonisë

Mesfushori kreativ spanjoll mund ta vazhdojë karrierën në Azi pasi ta lë Manchester Cityn.

David Silva mund ta vazhdojë karrierën në Azi.

Mesfushori kreativ ka marrë ofertë së fundmi nga klubi japonez, Hokkaido Consadole Sapporo.

Futbollisti spanjoll po e kalon sezonin e fundit tek Manchester City pasi e ka paralajmëruar largimin.

Silvan e duan edhe klubet tjera japoneze si Vissel Kobe, por Sapporo duket klubi më i vendosur për ta transferuar lojtarin.

Gjithashtu, për ish-përfaqësuesin spanjoll flitet se mund të përfundojë edhe në futbollin amerikan, tek ekipi Inter Miami.

David Silva viteve të fundit ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

Gjatë verës që shkoi, Sapporo kishte tentuar ta transferonte Arjen Robbenin, por familja e tij ishte kundër kësaj lëvizjeje. 

(Kosova Sot Online)